Showbiz

Gigi Hadid do ta bashkëprezantojë shoun “Next In Fashion”

Foto: AP/Associated Press

Supermodelja 26-vjeçare, Gigi Hadid, do ta bashkëprezantojë sezonin e ri të emisionit “Next In Fashion”, krahas disenjatorit të modës Tan France. Shou është prodhim dhe do të transmetohet në platformën Netflix.

“Emisioni televiziv ‘Next In Fashion’ po rikthehet dhe në këtë sezon të ri, Tan France vjen në rolin e prezantuesit bashkë me ikonën e modës, Gigi Hadid”, shkruhej në faqen zyrtare të këtij shou në Twitter.

Edhe modelja e famshme botërore e ka ndarë mesazhin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e konfirmuar lajmin.

Gigi e cila është motra e supermodeles tjetër Bella Hadid, deklaroi se është shumë e lumtur që do të shërbejë si bashkëprezantuese e këtij shou me karakter garues, si dhe e falënderoi platformën Netflix për mundësinë.

Disenjatori 38-vjeçar, Tan France, i cili më së miri njihet si njëri prej protagonistëve të shout real të Netflixit, “Queer Eye”, po ashtu e ka mirëpritur Hadidin në këtë emision. Ai e postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Nuk kam si të jem më i lumtur”.

Gigi Hadid është një prej modeleve më të paguara në botën e modës. Ajo vlerësohet si person modest, i dashur dhe i lehtë për të bashkëpunuar nga disenjatorët dhe fotografët e ndryshëm, si dhe shquhet për faktin se tregohet e kujdesshme për gjerat që i flet në publik sa i përket punës së saj.

Modelja e cila i ka më shumë se 70 milionë ndjekës në Instagram, shpjegoi: “Ti mëson të jesh e kujdesshme për fjalët që i thua në publik”.

Hadid është e mbushur me talente. Që të tre fëmijët, Gigi, Bella dhe Anëar, kanë arritur të shënojnë suksese të jashtëzakonshme në industrinë e modës dhe njihen për faktin se kanë raporte shumë të afërta mes vete. Ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin në shumë ulje-ngritje kohët e fundit, që nga lindja e vajzës së Gigit, Khai, në shtator të vitit 2020 dhe ndarja e saj e trazuar nga Zyan Malik, ballafaqimi publik i Bellas me depresionin dhe ankthin, si dhe ndarja e Anwarit me këngëtaren me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, pas më shumë se dy vjetësh lidhje.

{gallery}