Showbiz

Rihanna pret fëmijën e parë

Descriptive Text

Rihanna dhe Asap Rocky janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Çifti u pa duke ecur në Nju Jork të premten, dhe këngëtarja “We Found Love” nuk po bënte asnjë përpjekje për të fshehur barkun e saj, në fakt, ajo po e shfaqte atë me krenari, pavarësisht temperaturave të ftohta dhe borës.

Rihanna, 33 vjeçe, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e veshi të hapur nga poshtë gjoksit, duke treguar një bark shtatzënë disa muajsh.