Showbiz

Madonna po planifikon ta rikthejë puthjen e famshme me Britney Spearsin

Descriptive Text

Madonna ka thënë se do të dëshironte që ylli i popit, Britney Spears, ta shoqëronte në turneun e saj të radhës.

Mbretëresha 63-vjeçare e popit, ka deklaruar së fundmi se do të dëshironte ta kishte Britneyn në turnet e saj, duke premtuar puthje tjetër në buzë me të, ashtu siç kanë bërë në skenën e MTV Video Music Aëards të vitit 2003.

Dy këngëtaret e famshme atë kohë performuan së bashku edhe me këngëtaren tjetër të famshme, Christina Aguilera këngën “Like e Virgin” me ç’rast Madonna në një moment gjatë performancës, puthi në buzë të dyja këngëtaret “rivale” mes veti.

Ky veprim i tri divave të muzikës pati shkaktuar reagime të shumta si në mesin e artistëve, ashtu edhe të fansave, duke u përfolur për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, e pyetur në një paraqitje live në Instagram, nëse do të dëshironte të zhvillonte sërish turne, Madonna ka thënë se po, dëshiron.

“Po si jo. Unë dhe Britney, si mendoni? Do të ishte fantastike. Mund ta rikthejmë puthjen origjinale”, është shprehur Madonna.

Pavarësisht kësaj, krijuesja e hitit “Vogue” nuk është shprehur e bindur se edhe Britney do të dëshironte ta bënte të njëjtën gjë.

Madonna e cila ka gjashtë fëmijë, është në lidhje aktualisht me 27-vjeçarin, Ahlamalik Williams.