Showbiz

Ye dhe Julia Fox shënojnë paraqitjen e parë mbi qilim të kuq

Kanye West e shënoi paraqitjen e parë mbi qilim të kuq me të dashurën e re, Julia Fox, në kuadër të javës së modës në Paris.

Të dielën, reperi dhe aktorja e ndoqën së bashku sfilatën e markës “Kenzo”, e cila edhe e shënoi debutimin e japonezit Nigo si drejtori i ri kreativ i kësaj marke të njohur të modës.

Çifti i ri dhe i përfolur i showbizit rrëmbeu vëmendje të madhe në këtë ngjarje. Ata u shfaqën të kombinuar mirë me njëri tjetrin dhe veshja e tyre u komentua shumë në mediat e ndryshme.

Aktorja e filmit “Uncut Gems”, së fundmi foli për vëmendjen që e ka marrë prej se e ka filluar lidhjen romantike me Westin, me ç’rast shumë njerëz e kishin akuzuar se ajo po e shfrytëzon reperin për famë dhe pasurinë e tij.

“Është paksa qesharake sepse po e marr gjithë këtë vëmendje, por në fakt nuk brengosem për këtë gjë. Njerëzit më akuzojnë se jam në këtë lidhje vetëm për famë dhe para. Por unë dua t’ua kujtoj të gjithëve se unë gjatë gjithë jetës si e rritur kam qenë në lidhje me miliarderë. Kështu që, të jemi pak real. Krejt çka unë dua është t’i shikoni filmat e mi dhe ta lexoni librin tim. Kjo gjë më intereson më shumë sesa ta kem vëmendjen e njerëzve për burrat me të cilët jam në lidhje”, kishte deklaruar Fox.

Kanye duket se po kujdeset që ta prezantojë Julian me disa prej yjeve më të njohur të showbizit. Së fundmi, e dashura e re e shoqëroi reperin në një ndejë private në Los Angeles ku të pranishëm ishin, Madonna, Floyd Mayweather, Antonio Brown dhe Evan Ross.

Ye dhe Fox u takuan në dhjetor të vitit 2021, pothuajse një vit pasi ylli televiziv, Kim Kardashian, bëri kërkesë për shkurorëzim nga reperi.

Në të kaluarën, Fox kishte qenë e martuar me pilotin Peter Artemiev me të cilin u shkurorëzua në nëntor të vitit 20221. Së bashku ata e kanë një djalë një vjeçar.