Showbiz

Kanye West goditi me grush një fans dhe u largua ende pa ardhur policia

Descriptive Text

Kanye West i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye në vitin 2021 - është akuzuar se ka goditur me grusht një fans jashtë Magazina Soho në Los Anxhelos, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes

Reperi 44-vjeçar u tha se u grind jashtë klubit që është vetëm për anëtarët e tij, pasi një fans i kërkoi një autograf.

Një burim i tha Fox 11 se Kanye ishte ulur në makinën e tij kur u afrua fansi. Ylli i repit dyshohet se ka dalë nga makina e tij, ka shkëmbyer fyerje me fansin, përpara se ta rrëzonte në tokë me grusht.

Policia u thirr më pas në vendngjarje, por Kanye ishte larguar tashmë në kohën kur ata mbërritën.

Fansi i cili refuzoi trajtimin mjekësor thuhet se e ka xhiruar sherrin në telefonin e tij. Ndërkohë, policia ende nuk ka folur me krijuesin e hitit “Stronger”.

Kanye së fundmi filloi të takohej me aktoren Julia Fox, pas divorcit të tij nga Kim Kardashian West në vitin 2021.

Megjithatë, një burim i brendshëm ka pohuar se reperi thjesht po përpiqet të "hyjë nën lëkurën e Kimit" me romancën e tij të re, duke kërkuar vëmendje.

Reperi thuhet se po lëndohet edhe më tutjr pasi Kim, 41 vjeç, me të cilën ka katër fëmijë, filloi të takohej me komedianin, Pete Davidson.

Një tjetër burim i brendshëm sugjeroi se sjellja e fundit e Kanye ka qenë "shumë e çuditshme", pasi ai ka folur për rindezjen e romancës së tij me Kim-in, ndërkohë që po takohej edhe me femra të tjera.