Showbiz

Nesër publikohet albumi “Muzikë e alltisë” nga Lyrical Son dhe Mc Kresha

Njihen si yjet e repit në vendin tonë. Janë këta Lyrical Son dhe Mc Kresha të cilët numërojnë miliona adhurues në Kosovë dhe jashtë vendit.

Themeluesit e labelit “P.I.N.T” i mbajnë fansat çdoherë të argëtuar, por kanë kaluar thuajse 3 vjet prej kur një album i ri nuk është lansuar nga ta.

E, data 12 janar duket të jetë me fat për adhuruesit e repit kosovar meqenëse tashmë është paralajmëruar publikimi i albumit të radhës me titullin, “Muzikë e Alltisë”, që është i 3-ti me radhë i realizuar nga kjo dyshe.

Derisa janë vetëm disa orë larg lansimit, reperët kanë publikuar në llogaritë e tyre në Instagram pjesë nga këngët që e përbëjnë albumin.

11 këngë do të jenë pjesë e projektit më të fundit nga dyshja e famshme e muzikës, e disa prej tyre pritet të jenë bashkëpunime me artistë të ndryshëm duke përfshirë këtu, Elvana Gjatën dhe reperin Ledri Vula.

“Kangë e Shahirav”, “Hotel Mahalla”, “Inati”, “Recepti”, “Nji Lot”, “Paret Lejla”, “Stuhi mbi oqean”, “J.C.V.D”, “Rrugë e gjatë”, “Rammstein” dhe “Gunners” janë titujt e këngëve pjesë e albumit “Muzikë e Alltisë”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by P.I.N.T. ? (@pintofficial)