Showbiz

Genta Ismajli bie pre e hakerëve

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë pre e hakerëve. Ajo ka njoftuar të mërkurën se i është keqpërdorur llogaria në Instagram.

Janë fshirë të gjitha fotografitë e saj shtatzëne e një gjë e tillë s’ka kaluar pa marrë vëmendjen e fansave.

Sot këngëtarja njoftoi për rikthimin në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon për keqpërdorimin dhe shpreh keqardhje për gjithë mesazhet që i kanë marrë miqtë e saj, nga persona që ia hakuan llogarinë.

Këtë njoftim ajo e ka bërë në ‘Instastory’.

Genta Ismajli është në pritje të bëhet nënë për herë të parë. Tashmë dihet që ajo pret binjakë.

Image