Showbiz

Ellen Pompeo është gati për t’i dhënë fund serialit “Grey’s Anatomy”

Descriptive Text

Aktorja e njohur hollywoodiane, Ellen Pompeo, është e gatshme për ta përfunduar serialin e saj hit, Grey’s Anatomy”, pas gati 20 vjetësh transmetim.

52-vjeçarja e shpërblyer me disa çmime e cila në dramën e famshme mjekësore e portretizon rolin e kirurges së talentuar, Dr. Meredith Grey, po provon t’i bindë njerëzit që seriali duhet të arrijë në një përfundim të natyrshëm.

Gjatë një interviste për revistën “Insider” ku po e promovonte kompaninë e saj “Betr Remedies”, Pompeo tha: “Jam munduar të fokusohem për t’i bindur të gjithë se seriali duhet të përfundojë. Ndihem sikur jam një aktore super naive që vazhdimisht brengoset rreth asaj se çfarë tema na kanë mbetur pa i trajtuar në shou dhe çfarë tregime do të rrëfejmë tutje? Kurse të gjithë më thonë, ‘Kujt po i intereson kjo gjë Ellen, seriali fiton miliona dollarë përmes shikueshmërisë’”.

Episodi i parë i dramës televizive “Gre’s Anatomy” u transmetua në vitin 2005 dhe aktualisht është duke u transmetuar sezoni i 18-të i serialit.

Pompeo synon që së shpejti të largohet nga bota fiktive e mjekësisë për t’u fokusuar në atë të vërtetën. Ylli i njohur tani është fokusuar në angazhimin e saj për të pasur ndikim në kujdesin shëndetësor në jetën reale, përmes realizimit të një sërë videolidhjesh me ‘Zoom’ në të cilat ajo shfaqet në biseda serioze dhe të rëndësishme me punonjësit e shëndetësisë, dhe diskuton për çështje të tilla si racizmi në fushën e mjekësisë.

“Qëllimi ishte të sigurohej një hapësirë e sigurt për t’u zhvilluar biseda dhe ku njerëzit do të dëgjonin bisedat rreth asaj që po kalojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor”.

Pompeo e cila shquhet si aktorja më e paguar në televizion, po bënë thirrje që të gjithë ta kenë të drejtën për të njëjtën cilësi të kujdesit shëndetësor, që nuk ndryshon për shkak të rrethanave personale si gjinia, përkatësia etnike ose prejardhja socio-ekonomike.

Së fundmi, aktorja u emërua si shefe e ndikimit në “Betr Remedies” dhe shpjegoi se kompania në fjalë, ia ofron asaj një platformë për të bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim.

“Betr Remedies” janë gjithashtu partnerë me organizatën jofitimprurëse “SIRUM”, e cila synon të dhurojë medikamente të papërdorura me recetë përmes farmacive bamirëse, për njerëzit në nevojë dhe kështu për të reduktuar edhe mbetjet mjekësore.