Showbiz

Mendohet që së shpejti Taika Waititi mund t’i propozojë martesë Rita Orës

Foto: AP/Associated Press

Regjisori 46-vjeçar, Taika Waititi, e ka filluar lidhjen me pop yllin 30-vjeçar, Rita Ora, në fillim të vitit 2021 dhe tani miqtë e afërt të këngëtares mendojnë se ai mund t’i propozojë martesë së shpejti.

Një burim i afërt me Orën për gazetën “The Sun” deklaroi: “Rita dhe Taika janë të dashuruar marrëzisht. Ajo madje thotë që Taika është burri i duhur për të. Asnjë nga miqtë e çiftit nuk do të befasohej nëse ai do t’i propozonte martesë së shpejti. Disa mund edhe të mendojnë se është herët për ta marrë një hap të tillë, por ata nuk e kanë kaluar pothuajse asnjë ditë larg njëri-tjetrit prej se e kanë filluar lidhjen e tyre romantike. Edhe në të kaluarën, Rita gjithmonë është dashuruar shpejtë dhe kokë e këmbë në partnerët e saj, por kjo lidhje duket të jetë më ndryshe, më e pjekur dhe e shëndetshme. Taika është një burrë i matur i cili e kupton mirë famën. Ai shquhet si person me qëndrim serioz, por njëkohësisht di të argëtohet dhe të qëndrojë në hap me të dashurën e tij lozonjare”.

Miqtë e Orës mendojnë se Waititi e ka pasur një ndikim pozitiv në jetën dhe karrierën e pop këngëtares. Madje, çifti i dashuruar ka vendosur të bashkëjetojë në Los Angeles dhe gjasat janë të mëdha, që ata që mendojnë për një martesë të mundshme në vitin 2022.

Në të kaluarën, Rita ka qenë në lidhje dashurie me të famshëm të tillë si Calvin Harris, Andrew Watt, Ricky Hil dhe Andrew Garfield, dhe në shumë intervista ka treguar se është person që jepet shumë pas dashurisë.

“Në dashuri, unë gjithmonë e jap 100 përqindëshin nga vetja ose asgjë fare. Thjesht mendoj se personi i duhur do të jetë në gjendje ta përballojë këtë gjë”, kishte deklaruar këngëtarja.

Rita Ora e cila në vitin 2012 e lansoi albumin debutues, “Ora”, vjetëve të fundit është shndërruar në person më ekspresiv në jetën profesionale, duke mos ngurruar të jetë vetvetja në muzikën e saj.