Showbiz

“Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” së shpejti nëpër kinema

Më në fund arriti trailer zyrtar i vazhdimit të tretë të filmit “Fantastic Beasts”.

Në pamjet e para të lansuara mund të shihet aktori Mads Mikkelsen në rolin e magjistarit të keq, Gellert Grindelwald, i cili në të kaluarën ishte portretizuar nga Johnny Depp.

Deppit i cili e ka luajtur këtë personazh në dy filmat e parë, i është kërkuar nga studioja “Warner Bros” që të heq dorë nga ky rol, pas humbjes së betejës ligjore në Londër me gazetën “The Sun”, rast ky i cili ndërlidhet me akuzat për dhunë familjare kundër tij.

Në projektin me titull “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” luajnë edhe aktorët tjerë yje, si Eddie Redmayne, Jude Law, Katherine Waterston, Dan Fogler, Alison Sudol, Callum Turner dhe Ezra Miller.

David Yates rikthehet në rolin e regjisorit të vazhdimit të tretë të filmit, i cili bazohet në skenarin e shkruar nga J.K. Rowling dhe Steve Kloves. Ndërsa ai pritet të lansohet nëpër kinema më 15 prill të vitit 2022. Më vonë u njoftua se në Britani të Madhe dhe Irlandë, filmi lansohet një javë më parë, më 8 prill, ndërsa në platformën digjitale HBO Max fillon së transmetuari 45 ditë pas debutimit nëpër kinema.