Showbiz

Beckhami shpenzon 5 milionë funte për jahtin e ri

Ish-ylli i futbollit, 46-vjeçari David Beckham, u frymëzua nga miku i tij Sir Elton John për të blerë anijen luksoze prej 5 milionë funtesh dhe thuhet se shpreson të lundrojë në të këtë vit të ri.

Një burim i ka treguar gazetës “The Sun” që: “David po shikonte disa jahte gjatë verës dhe kishte vendosur t’ia bënte një dhuratë vetes.

“Ai ndihmoi vetë në dizajnimin e anijes dhe ka qenë jashtëzakonisht i zoti në gjithçka.

“Ai ishte frymëzuar pas pushimeve në jaht me Eltonin – dhe e do jetën në ujë.

“Do të ketë një zonë për fëmijët që të zhyten në ujë, dhe anija do të jetë një bazë e shkëlqyer për të gjithë klanin Beckham që të ketë pushime magjike jashtë vendit”.

Davidi po planifikon të lundrojë në Florida Keys me familjen e tij për udhëtimin e tij të parë.

Besohet se ai ka blerë një Ferretti pas një vizite në selinë e kantierit detar italian në Forli.

Duke folur për vizitën e tij në tetor, një burim ka treguar: “Davidit iu dhanë të gjitha punët nga menaxhmenti i lartë”.

Ferreti e ka pranuar vizitën e Davidit, mirëpo kompania ka këmbëngulur se nuk do të komentojë më shumë në përpjekje për ta mbrojtur “privatësinë dhe besimin ndaj klientëve”.