Showbiz

Tom Cruise bën 8000 km udhëtim për t’i dërguar 300 ëmbëlsira në Londër

Aktori Tom Cruise ka fluturuar me avionin e tij privat përtej Atlantikut, dhe është kthye sërish, për t’ia dërguar ëmbëlsirat e tij të preferuara, ekipit të filmit "Mission: Impossible", me qendër në Londër.

Burimet kanë thënë për The Sun se aktori i "Top Gun", 59 vjeç, kaloi më shumë se 8000 kilometra për të dërguar 300 ëmbëlsira të Krishtlindjeve tek kolegët e tij.

"Tom donte t'i jepte ekipit të Mission: Impossible një kënaqësi për Krishtlindje, dhe vendosi që të dërgonin vetëm ëmbëlsira nga furra e tij e preferuar në Los Anxhelos”, ka thënë një burim i brendshëm.

“Ai organizoi që dyqani të bënte 300 ëmbëlsira dhe më pas ato i dërgoi në Mbretëri të Bashkuar me avionin e tij”, ka shtuar burimi.

Ky burim vuri në dukje se kjo ishte "ekstravagante", por shtoi: "Tom është një person tepër bujar dhe ai donte të bënte diçka të veçantë për të gjithë ata që kanë punuar në film me të".

Cruise është shumë i njohur për rolin e Ethan Hunt në filmin e famshëm aksion “Mission: Impossible”.