Showbiz

Lopezi e mohon se është hidhëruar me Affleckun për shkak të Garnerit

Descriptive Text

Jennifer Lopez i ka mohuar thashethemet se është ofenduar nga komentet e Ben Affleckut në lidhje me ish gruan e tij, Jennifer Garner.

Këngëtarja e hitit “On My Way” ka thënë gjatë një interviste të fundit me Howarn Stern për “People” se këto janë krejtësisht të pabaza.

"Kjo histori thjesht nuk është e vërtetë”, ka thënë Lopez për revistën “People”.

"Nuk mund të kisha më shumë respekt për Benin si baba, bashkë-prind dhe person", ka shtuar Lopez për Affleckut, me të cilin ka ringjallur një lidhje të cilën e kishte mbyllur shumë kohë më parë.

Nga ana e tij, Affleck, i cili ndan vajzat Violet, 16 vjeç, dhe Seraphina, 12 vjeç, dhe djalin Samuel, 9 vjeç, me aktoren Garner, kundërshtoi fokusin e ngushtë të mbulimit të komenteve të tij në Shoë Howard Stern. Gjatë intervistës dhe në një diskutim të gjerë dhe të sinqertë për famën, dashurinë, prindërimin dhe luftën e tij të së kaluarës me alkoolizmin, aktori foli për kohën e jetës së tij, kur martesa me Garnerin po lëkundej, duke thënë se një pjesë e fajit se përse kishte filluar të pinte ishte se ndihej i bllokuar.

Affleck e bëri të qartë në një intervistë të mëvonshme në Jimmy Kimmel Live! se ai nuk do të donte kurrë që fëmijët e tij të mendonin se ai do të thoshte fjalë të këqija për nënën e tyre".

Ditëve të fundit ka bërë bujë në media një deklaratë e Ben Affleck se kinse ka thënë se martesa me aktoren Jennifer Garner e kishte shtyrë të bëhej alkoolist.