Showbiz

Bruce Springsteen i shet krijimet e tij muzikore për 500 milionë dollarë

Descriptive Text

Bruce Springsteen ia ka shitur Sonyt regjistrimet kryesore dhe të drejtat e publikimit të punës së tij, për 500 milionë dollarë.

Marrëveshja e arritur i jep Sonyt pronësinë e 20 albumeve të tij, përfshirë ato klasike si “Born To Run”, “The River” dhe “Born In The USA”, sipas raporteve të mediave amerikane.

Muzika e këngëtarit që fitoi për 20 herë me radhë “Grammy” ka gjeneruar të ardhura në vlerë prej 15 milionë dollarësh vetëm vitin e kaluar.

Marrëveshja e tij vjen pas marrëveshjeve të ngjashme që kanë bërë edhe Bob Dylan, Blondie dhe David Bowie.

Warner Music ka blerë të drejtat për muzikën e Bowiet në shtator, ndërkohë që Dylan ia ka shitur katalogun me më shumë se 600 këngë në dhjetor të vitit Universal Music Group, në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Marrëveshjet ofrojnë siguri të menjëhershme financiare për artistët dhe pasuritë e tyre, ndërsa mbajtësit e të drejtave shpresojnë të përfitojnë duke ndërtuar rrjedha të reja të ardhurash për muzikën nëpërmjet licencimit të filmave dhe TV, mallrave, versioneve të kopertinës dhe honorareve të performancës.