Showbiz

Sot lansohet kënga “Male Fantasy” dhe vjen me regji të këngëtares Billie Eilish

Foto: AP/Associated Press

Billie Eilish ka ndarë hollësi rreth videoprojektit të saj të ardhshëm, “Male Fantasy”, të cilin thotë se e ka drejtuar dhe montuar e vetme.

Përmes rrjeteve social, Eilish e ndau një klip të shkurtër të këtij videoklipi muzikor i cili e shfaq atë në një dhomë të errët, derisa në prapavijë dëgjohen tingujt e kitarës.

“Male Fantasy” lansohet gjatë ditës së sotme dhe e shënon videoklipin e gjashtë nga albumi i dytë i këngëtares, “Happier Than Ever”. Eilish po ashtu e ka bërë regjinë e pesë projekteve të kaluara, si “Therefore I Am”, “Your Power”, “Lost Cause”, “NDA” dhe “Happier Than Ever” e cila titullohet sipas albumit.

Albumi i dytë i këngëtares 19-vjeçare u lansua në korrik të këtij viti dhe u mirëprit nga fansat e saj anembanë botës. Eilish planifikon ta promovojë këtë projekt, i cili arriti të nominohet për çmim “Grammy” në kategorinë “Albumi i vitit”, përmes një turneu botëror i cili do të mbahet në vitin 2022. Ajo do të performojë nëpër qytetet të ndryshme të Amerikës Veriore, Australisë, Zeladës së Re dhe Evropës, derisa gjashtë koncerte gjithsej do të zënë vend në arenën O2 të Londrës.

Billie Eilish së fundmi bëri histori si personi më i ri në moshë që është shpërblyer me çmimin “Person Of The Year” të cilin e ndanë organizata “PETA”. Pop ylli amerikan u nderua për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, përfshirë këtu faktin se kishte arritur ta bindë disenjatorin e njohur, Oscar de la Renta, që të mos e shfrytëzojë gëzofin e vërtetë të kafshëve në veshjet e koleksioneve të tij. Këtë moment, Eilisht e kishte përshkruar si ndër më të rëndësishmit në karrierën e saj.

Në fund të kësaj jave, Eilish do ta prezantojë dhe performojë në episodin e 11 dhjetori të shout “Saturtday Night Live”.