Showbiz

Postimi emocional i Vin Dieselit për Paul Walkerin bëri shumë kë të qajë

Ylli i filmit “Fast and the Furious”, Paul Walker, humbi jetën tragjikisht tetë vjet më parë dhe kolegu e miku i tij, Vin Diesel, i dedikoi një postim emocionues në profilin e tij në Instagram.

Diesel ka publikuar një fotografi të vajzës së tij Haini Riley Sinclair dhe vajzës së Walkerit, Meadow. Fotoja është realizuar në ditën e dasmës së Meadowit.

Në përshkrimin poshtë fotos, Diesel kujtoi ditën kur i tregoi Walkerit se do të bëhej baba për herë të parë, pikërisht i Hainas. Gjithçka ndodhi në xhirimet e filmit “Fast and the Furious” më 2008.

"Kur mbaruam xhirimet atë ditë, ti më pyete se çfarë po mendoja. Gjithmonë e dije kur diçka ishte në mendjen time. Unë ju thashë se do të bëhesha me fëmijë dhe nuk e dija çfarë të prisja në spitalin ku shkova pas punës”, ka shkruar aktori.

"Nuk do ta harroj kurrë atë që më thatë... Ju thatë se shumë djem të fortë do të më thoshin të prisja jashtë dhomës së lindjes, por kjo është gjë gabuar. ‘Hyni atje, në fakt priteni kordonin e kërthizës dhe do të jetë dita më e mirë e jetës suaj’” kujtoi Diesel këshillën e Walkerit. "Shikoni këtë foto, do të buzëqeshni. Engjëlli për të cilin më ndihmove të përgatitem në mënyrën më të bukur me këshillat e tuaja vëllazërore, është i njëjti engjëll, të cilën vajza juaj e çmuar Meadow e kërkoi për shoqëruese në ditën e martesës", ka shkruar Diesel, duke shkruar në fund se i mungon shumë.

Paul Walker vdiq më 30 nëntor 2013 nga lëndimet e marra në një aksident automobilistik, pasi vetura e tij u përplas me një shtyllë ndriçimi. Ai ishte 40 vjeç. /klix