Showbiz

Ndahen Camila Cabello e Shawn Mendes

Këngëtarët e famshëm Camila Cabello e Shawn Mendes kanë bërë të ditur se janë ndarë.

Çifti ka qenë në lidhje për më shumë se dy vjet, mirëpo e kanë përfunduar romancën përmes një njoftimi në rrjetin social, Instagram.

“Hej njerëz, ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes tonë, mirëpo dashuria për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë”, thuhet në këtë deklaratë, të mërkurën.

“Ne e filluam lidhjen tonë si shokë shumë të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi shokët më të mirë. E vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi i lidhjes sonë”, vazhdon njoftimi.

Këtë status e kanë shpërndarë edhe Cabello edhe Mendes në llogaritë e tyre në Instagram.

Ata kanë qenë në lidhje që kur kanë realizuar duetin “Senorita” në qershor të vitit 2019.