Showbiz

Travis Scott e Astroworld paditen për 750 milionë dollarë

Më shumë se 125 persona të cilët u kapën nga përplasja vdekjeprurëse e festivalit muzikor Astroworld, kanë paditur reperin Travis Scott dhe organizatorët e tjerë për 750 milionë dollarë.

Familja e Axel Acostas, 21-vjeçares e cila mbeti e vdekur si pasojë e vërshimit të turmës në koncert, dhe e cila ishte një prej 10 viktimave, është në mesin e atyre që kanë ngritur padi ndaj Scotit dhe organizatorëve.

Sipas tyre, Scotti dhe këngëtari tjetër Drake, vazhduan të performojnë pavarësisht "trupave të pajetë që kalonin nëpër turmë dhe pamjes së plotë të tyre nga skena”.

Mirëpo Scott e ka mohuar këtë duke thënë se nuk ishte në dijeni për tragjedinë deri në momentin kur ka dalë nga skena.

Javën e kaluar, reperi amerikan ka deklaruar se ishte “i shkatërruar” nga ngjarja në Houston të Teksasit, më 5 nëntor, derisa ka premtuar t’i ndihmojë familjet e viktimave.

Padia e ngritur në SHBA përmend edhe promoterët e festivalit “Live Nation”, gjigantin e teknologjisë “Appe” i cili e ka transmetuar koncertin, grupin e Scottit, Epic dhe Cactus Jack e shumë të tjerë.

Në koncertin “Astroworld” kanë mbetur të vdekur 10 persona, të gjithë nga mosha 16 deri në 27 vjeç.