Showbiz

Mariah Carey gati për shoun special të festave të fundvitit

Kantautorja dhe këngëtarja e dashur për publikun, Mariah Carey, së shpejti vjen në platformën “Apple TV+” ku e shënon debutimin e shout, “Mariah’s Christmas: The Magic Continues”.

Program dedikuar festive të fundvitit ka për qëllim të shpërndajë gëzim dhe harmoni përmes ekranit televiziv tek publiku mbarë botërorë.

Kjo ngjarje televizive do e sjell ikonën e muzikës dhe fituesen e shumëfishtë të çmimit “Grammy”, duke performuar së bashku me artistët Khalid dhe Kirk Franklin. Kjo treshe do të ribashkohet për performancën e parë dhe të vetmen të këngës së tyre të re, “Fall in Love at Christmas”, enkas për shoun e platformës “Apple TV+”.

Mariah Carey u lind në vitin 1970 në New York dhe shquhet si një prej artisteve më të suksesshme të botës. Ajo njihet për zërin unik dhe ndër vite është konsideruar nga publiku si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”. Famën botërore e arriti me albumin debutues, “Emotions”, i cili u lansua në vitin 1990.

Fundi i dhjetorit është një kohë magjike për shumë njerëz, pasi më në fund mund t’i dëgjojnë meloditë e tyre të preferuara të Krishtlindjeve, pa u gjykuar nga të tjerët. Hiti i Careyt, “All I Want for Christmas is You” vazhdon të jetë një nga këngët më të njohura të festave të fundvitit dhe dëgjohet pothuajse në çdo cep të botës.

Shou “Mariah’s Christmas: The Magic Continues” do të jenë të dispozicionin e publikut në dhjetor të këtij viti.