Showbiz

Kenneth Branagh kthehet në shtëpi bashkë me premierën e filmit

Yjet e filmit, përfshirë Jamie Dornan, Caitríona Balfe dhe Ciarán Hinds, i janë bashkuar Kenneth Branaghit në tapetin e kuq për hapjen e Festivalit të Filmit të Belfastit në “Waterfront Hall” këtë vit.

Branagh u kthye në vendin e tij të lindjes për të shfaqur filmin e tij të fundit “Belfast”.

Filmi ka të bëjë me jetën e familjes në Belfast në fund të viteve ‘60, kur shpërthyen “Trazirat”, sikur njihen rebelimet. Filmi do të shfaqet në kinematë e Britanisë më 21 janar.

Në premierë ishte edhe ylli i filmit, 10-vjeçari Jude Hill.

Filmi eksploron fëmijërinë e tij mes trazirave sociale dhe politike të kohës.

Në filmin e shkruar dhe drejtuar nga Branagh, do të marrë pjesë edhe Dame Judi Dench.

Duke folur për “BBC News NI”, në premierën e mbajtur në Belfast, Branagh kishte thënë se është një histori që ka dashur ta shkruajë shumë kohë më parë.

“Gjatë një faze kisha menduar se ndoshta kishte një histori për gjyshërit e mi kur ata ishin të rinj”, kishte treguar ai.

“Mirëpo, në fund u qartësua se historia kishte të bënte me këtë pikë kthese, me këtë moment të ndryshimit këtu.

“Kishim shumë pikëpyetje të mëdha për këdo që jetonte në Belfast e ne e kishim versionin tonë të vogël brenda familjes sonë”.

Kur the Troubles filluan, prindërit e Branagh u larguan nga Belfasti dhe u transferuan në Angli, dhe filmi ka të bëjë me përpjekjet për ta kuptuar se pse prindërit morën një vendim të tillë, kishte thënë ai.

“Në atë kohë ndjeva diçka shumë të fortë, ndihesha shumë i sigurt – e dija vërtet se kush isha dhe e ndjeva se në këtë qytet nuk mund të humbasësh”, shtoi ai.

“Kishim lidhje me gjysmën e Belfastit dhe shkonim në shkollë me gjysmën tjetër.

“Kjo që u humb përnjëherë në një moment ndryshimi traumatik që i ndodhi të gjithëve, ishte diçka që me të vërtetë dëshiroja ta kuptoja edhe vendimin e prindërve të mi”.

Image