Ronaldo poston fotografi me 3 fëmijët e tij

Ronaldo poston fotografi me 3 fëmijët e tij

04 korrik 2017 21:37

Pak ditë më parë futbollisti Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të dytë.

32 vjeçari ka një djalë 7 vjeçar që e ka quajtur Cristiano Ronaldo Junior, dhe tani ka edhe dy binjakë, shkruan People, transmeton Koha.net.

Lojtari i Real Madrid ka njoftuar për lindjen e binjakëve të tij javën e kaluar me një fotografi në Facebook, ku shihet tek i mban në krahë.

Nuk është konfirmuar ende nga Ronaldo nëse binjakët janë djem, megjithatë në fotografinë e postuar nga vetë ai, njëri duket me rroba të kaltra ndërsa tjetri me një fustan ngjyrë rozë.

Edhe në fotografinë e postuar së fundi, njëri fëmijë është i veshur në të bardhë tjetri në rozë.

Image

Image

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme