Showbiz

Kristen Stewart është fejuar

Foto: AP/Associated Press

Aktorja e njohur amerikane, Kristen Stewart është fejuar me të dashurën e saj, skenaristen Dylan Meyer.

Ylli i kinematografisë e bëri të ditur lajmin e gëzuar gjatë intervistës për shoun e famshëm të radios, “The Howard Stern Show”.

“Po martohemi, kjo gjë po ndodhë. Dëshiroja shumë të më propozonin për martesë, kështu që mendoj se shumë qartë e kam shprehur atë që doja dhe ajo e realizoi këtë në mënyrë të përkryer”, ka deklaruar aktorja.

Çifti e filloi lidhjen romantike në vitin 2019 pas takimit në ndejën e një miku të përbashkët. Ato kishin arritur të krijojnë afërsi të menjëhershme me njëra-tjetrën, falë faktit se që të dyja kanë lindur dhe janë rritur në Los Angeles.

Dylan Meyer para një jave e postoi në Instagram një foto të dyshes, ku shiheshin të përqafuara dhe të shtrira në dysheme. Foton e kishte shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Shumë krenare me këtë princeshën punëtore”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dylan Meyer (@spillzdylz)

 

Kristen Stewart, aktualisht është duke e promovuar filmin e saj të ri ku e luan rolin e Princeshës Diana. Projekti me titull “Spencer” lansohet nëpër kinema të premten më 5 nëntor.

31-vjeçarja e gëzon një karrierë të gjatë në Hollywood dhe shquhet për role protagoniste në filma të mëdhenj, si “Panic Room”, “Underwater”, “Equals”, “Camp X-Ray”, “ “Snow White and the Huntsman”, “Charlie’s Angeles”, “Twilight”, “Happiest Season” dhe të tjerë.