Showbiz

Me albumin e ri, Adele ia shpjegon shkurorëzimin të birit

Descriptive Text

Adele thotë se albumi i saj i ri është bërë për t’i ndihmuar të birit 9-vjeçar ta kuptojë pse ajo dhe babai i tij u ndanë.

“Doja t’ia shpjegoja përmes këtij albumi, kur ai të jetë në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht ta çmontoj gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime”, ka thënë ylli për “Vogue”.

“Kjo gjë e ka mërzitur atë nganjëherë. Dhe është një plagë e madhe për mua që nuk e di nëse ndonjëherë do të jem në gjendje ta shëroj”, ka shtuar ajo.

Superylli 33-vjeçar i popit ka dhënë intervista të veçanta për edicionet britanike dhe amerikane të “Vogues”, teksa përgatitet ta publikojë albumin e katërt të shumëpritur. Do të titullohet “30”, mosha kur u martua me partnerin Simon Konecki, dhe më pas e braktisi. Të martën ajo publikoi një fragment të shkurtër të këngës së saj të ardhshme, të titulluar “Easy On Me”, që do të publikohet të premten, më 15 tetor.

Duke e shpjeguar tekstin, ku ajo thotë “Go easy on me...”, Adele ka thënë: “Nuk është se dikush më ka sulmuar, por është sikur e kam lënë martesën. Sillu mirë edhe me mua. Ishte kënga e parë që shkrova dhe më pas nuk shkrova asgjë tjetër për gjashtë muaj pasi mendova: ‘Mirë, i kam thënë të gjitha’”. Teksa po punonte në pjesën tjetër të albumit, muzika u bë metodë për t’ia shpjeguar situatën djalit të tyre Angelo kur të jetë më i rritur, ka treguar ajo.

“Pasi kalova nëpër një periudhë shkurorëzimi, kërkesat e mia janë të larta. Ka një palë këpucë shumë të mëdha për të mbushur”, ka thënë Adele. Përkundër raporteve të mëparshme se këngëtarja e fshehtë ishte martuar me Koneckun në vitin 2016, ajo ka thënë se nuk kishin lidhur kurorë deri në vitin 2018. “Data që shtypi ka për marrëdhënien time, martesën time, është në fakt krejtësisht e gabuar”, ka thënë ajo. “Ne u martuam kur isha 30 vjeçe... dhe pastaj u largova”. Ajo nuk e zbuloi pas sa kohe se ishin ndarë, por tha: “Nuk zgjati shumë”. Kërkesën për shkurorëzim e kishte paraqitur në vitin 2019.