Showbiz

Adele befason fansat, luan një pjesë të këngës që ende s'e ka publikuar

Adele ka befasuar fansat kur ka luajtur një pjesë të një prej këngëve të saj të reja, të titulluar “Easy On Me”, gjatë një paraqitjeje të rrallë direkte në Instagram, të shtunën.

Këngëtarja 33-vjeçare e cila ka shtuar se do të ketë probleme me menaxhmentin e saj për këtë, ka shtypur “play” për njërën prej këngëve të saj emocionale.

Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e re e saj do të publikohet më 15 tetor.

Derisa fansat e vërshuan në komente, me pyetje rreth albumit të saj të ardhshëm, i cili supozohet se do të titullohet “30”, Adele ka thënë se për projektin e saj të ri është inspiruar nga divorci me bashkëshortin e saj, Simon Konecki 47-vjeçar.

Adele është e njohur për titujt e albumeve me numra. Albumi i saj debutues “19” ishte lansuar në vitin 2008, derisa ai “21” në vitin 2011 e albumi “25” në vitin 2015.