Showbiz

Dixon “preku fundin” për ta vazhduar jetën

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur, Alesha Dixon, ka thënë se është dashur ta prekë fundin për të vazhduar me jetën e saj.

Krijuesja e hitit “Lipstick”, përjetoi momente të turbullta në vitin 2006 kur braktisi grupin e vajzave “Mis-Teeq”, dhe i dha fund martesës së shkurtër me MC Harveyn. Pas këtyre ngjarjeve, këngëtarja ka thënë se kishte frikë se kishte humbur gjithçka. Këto momente i sheh si pik kyç në formimin e karakterit të saj.

“Kur u ndava nga vajzat dhe u martova me të njëjtin vit, martesa zgjati vetëm një vit. Prandaj, pas ndarjes në vitin 2006 nuk kisha para, martesa u prish dhe nuk arrita marrëveshje muzikore”, ka rrëfyer këngëtarja.

“U ula dhe thashë më vete: ‘Krejt këto vjet kam punuar për gjithçka. Përse humba të gjitha? Çfarë po ndodh?’”.

“E ndieja se në atë periudhë po ndodhnin ndryshime të shpejta dhe shumë gjëra iknin. Më është dashur të kthjellohem me qëllim që të kaloj në kapitullin tjetër të jetës”, ka thënë këngëtarja.

“Më është dashur të prek fundin dhe aty u rrita. Kjo më bëri mua. Gjërat që ndodhnin ishin helmuese dhe negativitet, por më krijuan mua”, ka shtuar ajo.

Ylli 42-vjeçar, që ka vajzat Azura dhe Anaya me bashkëshortin Azuka Ononye – ishte e turpëruar që martesa e saj u shemb para syrit publik teksa ajo po përballej me humbjen e marrëveshjes muzikore. Nga depresioni i është dashur ta vazhdonte jetën.

“Isha e turpëruar për shumë arsye. U ula përtokë dhe isha në depresion për disa ditë. Nuk ushqehesha dhe zakonisht qaja. Pastaj një zë i brendshëm më tha se mundem më mirë se kaq dhe se duhej të ngrihesha”, ka rrëfyer këngëtarja.

Përkundër dështimeve të asaj periudhe, Alesha tani është mirënjohëse për jetën.

“Ajo kohë e vitit 2006, falë Zotit që ka kaluar. Në atë kohë ishte gjëja më e keqe që më kishte ndodhur, por tani, në këtë pikë të jetës, është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Jam mirënjohëse për atë moment”.