Showbiz

“Bonbon” i Era Istrefit në Hollywood

Descriptive Text

Edhe pse ka rreth 1 vit e gjysmë që është lançuar, sukseset e “Bonbon” dhe Era Istrefit nuk kanë të ndalur.

Pas Evropës dhe kryesisht tregut gjerman, ku Bon Bon qëndroi për një kohë të gjatë në krye të klasifikimeve, këtë here fama e Erës ka shkuar përtej Atlantikut, duke bërë që Hollywood të këndojë shqip.

Bëhet fjale për komedinë më zë re të gjigantit të industrisë kinematografike, “Rough Night”, ku nder kolonat e shumta zanore te tij, renditet edhe “Bonbon”-i shqiptar.

“Rough night” ka për protagonistë kryesore Scarlet Johansson, e cila së bashku me aktorët e tjera të filmit argëtohet në një klub nate, teksa në sfond dëgjohet “Bonboni” i Erës.

Subjekti i “Rough night” vërtitet rreth 5 shoqeve të ngushta gjimnazi, të cilat bashkohen 10 vjet me vonë në një festë beqarie në Miami. Festa e tyre e çmendur merr një kthese të papritur kur padashur vrasin një striptist.

Mes ankthit për të mbuluar gjithçka ato do ta gjejnë edhe një herë miqësinë në çastet kur do të kenë më shumë nevojë.

“Rough night” momentalisht po shfaqet në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.