Showbiz

Adele po sjell albumin e saj më të ri

Fansat e Adeles mendojnë se këngëtarja është duke e sjellë albumin e saj më të ri. Dhe ata mund të kenë të drejtë,

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të vërejnë shenja dhe billborde me numrin “30” në pjesë të ndryshme të botës, dhe kjo i ka shtyrë të mendojnë se po bëhet fjalë për albumin më të ri të këngëtares britanike.

Projekti më i ri i Adeles do të vijë përafërsisht gjashtë vjet pas albumit të saj të fundit të titulluar “25”.

Vetë Adele 33-vjeçare nuk ka përmendur zyrtarisht se po sjell album të ri.

Këngëtarja e famshme e ka bërë së fundmi zyrtare lidhjen e saj me agjentin e basketbollit, Rich Paul.

Ajo është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki në vitin 2019, ndërkohë që divorci i tyre është finalizuar në mars të këtij viti.

Adele dhe Konceki kanë së bashku një djalë 9 vjeç, të quajtur Angelo.