Showbiz

Genci kërkon pagesë në këmbim të intervistave televizive

Descriptive Text

Reperi i njohur kosovar, Genc Prelvukaj, këtë të diel ishte mysafir i emisionit “Summer: 1 Kafe me Labin” që transmetohet në KTV.

Lexoni edhe: 

Greta Koçi lanson bashkëpunimin me Prelvukajn

Ndër të tjera, Prelvukaj gjatë bisedës në emision, ka folur për këngët e tij të fundit që i ka publikuar dhe është shprehur se ndjehet shumë i kënaqur me to dhe se secila prej tyre ka tregun e vet, “thjeshtë nuk kanë konkurrencë mes veti”, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: 

Prelvukaj e Shkodra lansojnë këngën e re

Gjithashtu, gjatë bisedës, Genci ka thënë se së fundmi i ka ndërprerë intervistat dhe mendon se nëse ndonjë medie jo shumë e njohur dëshiron të bëjë intervistë me ndonjë nga artistët me famë, atëherë duhet të paguajnë.

Ai theksoi se për dy vite me radhë nuk do të marrë pjesë në intervista, por ka përjashtuar mediumet e mëdha, siç thotë ai, “aty ku ka interes do të bëj intervistë”.