Showbiz

Nicole Scherzinger i quan të rreme pretendimet për ribashkimin e Pussycat Dolls

Ylli i Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger ka hedhur poshtë pretendimet se ka bërë marrëveshje për të performuar në një turne ribashkimi, duke i quajtur ato “qesharake dhe të rreme”.

Këngëtarja po paditet nga koreografi dhe themeluesi i grupit Robin Antin për dyshimin se nuk pranoi në një turne të paralajmëruar më parë.

Por avokati i Scherzinger tani ka thënë se detyrime të tilla “thjesht nuk ekzistojnë”.

Howard King e quajti çështjen ligjore “një përpjeke të dëshpëruar për ta shmangur çështjen”.

Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga Antin, Scherzinger kërkoi të rinegociojë marrëveshjen e ribashkimit për t'i dhënë asaj kontrollin krijues dhe një pjesë më të madhe në sipërmarrjen e re të biznesit të grupit.