Showbiz

Beyonce feston ditëlindjen, mbush 40 vjet

Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, sot feston ditëlindjen. Ajo mbush 40 vjet.

Beyonce është njëra prej këngëtareve e cila ka arritur më së shumti në industrinë e muzikës, me këngët e saj të shndërruar në hite në mbarë botën dhe shumë çmime prestigjioze muzikore të fituara.

Vetëm këtë vit, Bey ka hyrë në histori të çmimeve “Grammy”, duke u bërë këngëtarja me më së shumti trofe të fituara gjatë karrierës muzikore.

Ajo e ka nisur karrierën në moshë shumë të re, si pjesë e grupit të famshëm “Destiny’s Child”, prej të cilit ka vite që është shkëputur për ta vazhduar karrierën si solo artiste.

Beyonce është e martuar me reperin amerikan Jay-Z me të cilin ka tre fëmijë, vajzën Blue Ivy Carter, dy binjakët Sir dhe Rumi Carter.