Showbiz

Lil Nas X me fotografi shtatzënie, thotë se po pret albumin e tij

“Kjo është bebja ime”, ka thënë Lil Nas X për albumin e tij debutues “Montero”, që do të publikohet më 17 shtator.

Në festimin e lindjes së afërt të "foshnjës" së tij më 17 shtator, 22 vjeçari bëri fotografi ‘shtatzënie’ me një kurorë me lule në kokë.

Lil Nas X i ka thënë revistës People se ai erdhi me idenë për të bërë fotografitë pasi dëgjoi vargun e Megan Thee Stallion në këngën e tij të re "Dolla Sign Slime", për herë të parë.

"Thash, ‘Oh Zoti im, kjo është e mahnitshme’, kështu që menjëherë thirra stilisten time", thotë ai. "Ajo tha ‘Albumi yt. Foshnja jote’. Unë i thash, 'Po, ky është fëmija im, apo jo?' Si shaka, ajo më tha ‘Po, duhet të bësh një sesion fotografish të shtatzënisë’”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MONTERO (@lilnasx)