Showbiz

Adele e lumtur pranë të dashurit të saj Rich Paul

Descriptive Text

Lidhja e këngëtares Adele është duke u rritur.

Këngëtarja 33-vjeçare dhe agjenti i sportit Rich Paul janë parë në një restorant në Los Angelos.

Një burim ka thënë se ajo është shumë e lumtur në lidhjen e saj.

“Ajo po bën shume qejf me të dashurin e saj. Ata kalojnë shumë kohë së bashku. Adele shihet të jetë shumë e lumtur”, ka thënë ky burim i afërt me çiftin.

Në qershor çifti ka bërë të ditur se janë bashkë për disa muaj.

Adele ka përfunduar divorcin e saj në mars nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki pas shatë vjetësh së bashku.