Showbiz

West thotë se “Donda” iu publikua pa lejen e tij

Kanye West ka pohuar se labeli i tij “Universal Music Group”, publikoi albumin e tij të dhjetë “Donda” pa miratimin e tij. West e bëri akuzën menjëherë pasi albumi më në fund u publikua në shërbimet e transmetimit të dielën.

Ai gjithashtu pretendoi se “Universal” kishte “bllokuar” një këngë me DaBabyn dhe Marilyn Mansonin që të mos ishin në disk. “Universal e ka publikuar albumin pa miratimin tim dhe bllokuan që Jail 2 të mos ishte në album”, shkroi ai. Universal nuk ka folur rreth kësaj çështjeje.

Albumi në fjalë përfshin edhe DaBabyn dhe Marilyn Mansonin, përfshirja e të cilëve në “Donda” ka shkaktuar polemika. Manson aktualisht po përballet me akuza të shumta për abuzim seksual, të cilat i mohon. Në shkurt Manson u largua nga shtëpia e tij diskografike pas pretendimeve të aktores Evan Rachel Wood se ajo ishte “abuzuar tmerrshëm” nga muzikanti.

Ndërkohë, DaBaby u dënua për një sërë vërejtjesh homofobike të bëra në festivalin “Rolling Loud” në Miami muajin e kaluar. Reperi fillimisht kërkoi falje pastaj fshiu faljen e tij dhe që atëherë duket se tallet me “anulimin” e tij. Reperi më vonë tha se komentet ishin “lënduese dhe nxitëse” dhe se ai e vlerësoi “mësimin” që ka marrë atëherë.

DaBaby u largua nga listat e disa festivaleve muzikore amerikane dhe u përjashtua nga kompania e veshjeve “Boohoo” pas komenteve fillestare. West më herët kishte pohuar se menaxheri i DaBabyt, Arnold Taylor, nuk po e përgatiste këngën dhe nuk komunikonte me të ose ekipin e tij. Taylor tha se nuk kishte marrë asnjë telefonatë nga West dhe se ai e ka bërë gati këngën brenda "dy sekondave nga marrja e saj”.

Pavarësisht protestave të Westit, “Jail 2” që atëherë është shfaqur në shërbimet e transmetimit së bashku me pjesën tjetër të albumit të tij me 27 këngë, i cili është emërtuar pas nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq më 2007. Artistë të tjerë që do të shfaqen në album janë The Weeknd, Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi, Jay Electronica dhe Young Thug.