Showbiz

R.Kelly kishte falsifikuar moshën e Aaliyahs që të martohej me të

Një ish-menaxher i turneve të yllit të R&B, R.Kelly, ka dëshmuar se ai e kishte korruptuar një punonjës qeveritar në vitin 1994, që të merrte një letërnjoftim të falsifikuar për këngëtaren tashmë të ndjerë, Aaliyah, në mënyrë që të mund të martohej me të.

Demetrius Smith ka deklaruar se R.Kelly kishte paguar 500 dollarë për një ID false, të cilën atë kohë këngëtari 27-vjeçar, do ta përdorte për tu kurorëzuar me Aaliyahn e cila ishte e mitur.

Smithi ka dhënë dëshmi në seancën gjyqësore ndaj R.Kellyt të premten në Brooklyn të New Yorkut, pasi iu dha imunitet nga ndjekja penale.

R.Kelly është duke u gjykuar nën akuzat për abuzim seksual, shantazh dhe ryshfet. Ai vetë i ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së Smithit, përpjekjet e R.Kellyt për tu martuar me Aaliyahn në mënyrë të kundërligjshme ishtin bërë pasi, këngëtarja kishte deklaruar se ishte shtatzënë.

Sipas deklaratës së tij para trupit gjykues, kur ai i kishte thënë R.Kellyt se Aaliyah ishte shumë e re për tu martuar, këngëtari e kishte pyetur se “në anën e kujt ishte”. Pas kësaj, ai kishte shkuar në një zyre qeveritare dhe kishte bërë përpjekje që të bënte zgjidhje, duke korruptuar dikë nga personeli.

Ndërkaq, dokumentet e gjykatës më herët patën shpalosur faktin se ryshfeti për falsifikim ishte paguar më 30 gusht të vitit 1994, vetëm një ditë pasi ishte lëshuar licenca e martesës së këngëtarit 27-vjeçar me këngëtaren e mitur atë kohë. Mirëpo, martesa ishte anuluar disa muaj më vonë.

Aaliyah ka vdekur në një aksident ajror në vitin 2011, në moshën 22-vjeçare.

Albumi i saj debutues “Age Aint’ Nothing But a Number” ishte shkruar dhe prodhuar pikërisht nga R.Kelly. 

Para se të vdiste në aksidentin me aeroplan, Aaliyah ishte e fejuar me reperin e famshëm, i cili ka vdekur këtë vit, DMX.