Showbiz

The Weeknd blen shtëpi të re në vlerë prej 70 milionë dollarësh

Descriptive Text

The Weeknd ka blerë vilë të re, në vlerë prej 70 milionë dollarësh në Los Anxhelos.

Këngëtari 31-vjeçar i hitit “Can’t Feel My Face” ka blerë shtëpinë me madhësi prej 33,000 metrash katrorë e cila përbëhet nga 9 dhoma të gjumit, hapësira të sportit, hapësira për saunë dhe spa, një pishinë e jashtme dhe një e brendshme, një teatër, hapësirë të fitnesit dhe një studioje muzikore, raporton Wall Street Journal.

Shtëpia i takonte manjatit holandez të mediave, Reinout Oerlemans dhe bashkëshortes së tij Danielle, para se t’i shitej këngëtarit kanadez.

Image
Shtëpia e re e The Weeknd në Los Anxhelos