Showbiz

Konfirmohet lajmi, Scarlett Johansson shtatzënë me fëmijën e dytë

Descriptive Text

Ylli i shout “Saturday Night Live”, Colin Jost, e ka konfirmuar lajmin se bashkëshortja e tij, Scarlett Johansson, është shtatzënë.

Në muajin korrik u raportua se aktorja 36-vjeçare e cila tashmë e ka vajzën e quajtur Rose me ish-bashkëshortin, Romain Dauriac, ishte në pritje të fëmijës së parë me burrin e saj aktual, Colin Jost, dhe ky i fundit tashmë e konfirmoi këtë lajm për herë të parë.

39-vjeçari Jost, ishte duke performuar në skenën e një teatri në Connecticut, kur vendosi të flasë për ardhjen e fëmijës së tij të parë në jetë.

Johansson kishte ngjallur spekulime në media dhe portalet online për një shtatzëni të mundshme, kjo ngase muajt e fundit nuk ka qenë fare prezentë në ngjarjet e ndryshme të organizuara për promovimin e filmit të saj të ri, “Black Widow”, gjë që është e pazakontë për një aktore të nivelit të saj.

Në vend të kësaj, ylli i hollywoodit u shfaq në intervista të shumta përmes aplikacionit “Zoom”, ku shihej vetëm pjesa e sipërme e trupit të saj.

Edhe banorët e The Hamptons ku aktorja jeton, e kanë pranuar se kohëve të fundit nuk e kanë parë atë shpesh, ani pse Johansson dhe Jost janë vizitorë të fshatit bregdetarë Montauk, ku e kanë një shtëpi të pushimeve.

Sipas banorëve atje, çifti i famshëm i showbizit zakonisht e kalon verën në Montauk, ku pushojnë nga zhurmat e qytetit dhe argëtohen duke i shëtitur qentë nëpër plazh dhe duke i frekuentuar kafenetë përreth bregdetit.

Por siç duket, këtë vit aktorja duket se qëllimisht po qëndron larg syrit të publikut.