Showbiz

Një album me këngë ‘cover’ për nder të ditëlindjes së Madonnas

Foto: AP/Associated Press

Një album me këngë cover të Madonnas është lansuar, me qëllim të shënimit të ditëlindjes së 63-të të mbretëreshës së muzikës pop.

Studioja incizuese “Italians Do It Better”, e cila e mbanë emrin e njëjtë sikur slogani në maicën e yllit të hitit “Holiday”, të cilën e kishte veshur në videoklipin e këngës së vitit 1986, “Papa Don’t Preach”, u ka kërkuar 19 artistëve nga 10 shtete të ndryshme të botës, që t’i incizojnë këngët e tyre të preferuara të kënduara nga Madonna, për albumin nderues i cili i përmbledhë gjithsej 20 këngë.

 

 

Në këtë incizim përfshihen emra të njohur të muzikës të tillë si, dyshja e muzikës elektronike “Club Intl”, Johnny Jeëel dhe John Eatherly, të cilët e interpretojnë këngën “Lucky Star”, artistja Glume e cila e interpreton versionine saj të hitit “Material Girl”, Joon e cila e interpreton këngën “Papa Don’t Preach”, Desire që e sjell hitin “Angel, ylli italian i muzikës disco, Sally Shapiro, që vjen me interpretimin special të hitit “Holiday” dhe të tjerë.

Albumi i plotë tashmë është në dispozicionin e publikut, nëpër të gjitha platformat muzikore.

Ndërkaq para disa muajve u bw i ditur lajmi se ylli i njohur i muzikës, Madonna, do ta drejtoj filmin e saj biografik të cilin është duke e bashkëshkruar me Diablo Cody. Lajmin e kishte konfirmuar studioja “Universal Pictures”.

Në një deklaratë për media Madonna kishte thënë: “Dua ta sjell në ekran rrugëtimin e jashtëzakonshëm në të cilin më ka dërguar jeta si artiste, muzikante, valltare dhe si një person duke u përpjekur t’i hapë rrugët e saj në këtë botë. Fokusi i filmit gjithmonë do të jetë muzika. Muzika më ka mbajtur aktive dhe arti më ka mbajtur të gjallë. Kam aq shumë tregime të parrëfyera më parë dhe tejet inspiruese, prandaj kush është më i përshtatshëm për t’i treguar ato sesa unë. Është shumë e rëndësishme t’i ndajë me publikun dhe fansat kujtimet e mira dhe të këqija të jetës sime, përmes zërit dhe vizionit tim.”

Amy Pascal do të shërbejë në rolin e producentes së këtij projekti krahas Madonnas, derisa Sara Zambreno dhe Guy Oseary do të jenë producentë ekzekutiv të tij.

Filmi i cili do t’i dërgojë fansat në një rrugëtim emocionues të karrierës së jashtëzakonshme të këngëtares në këto pesë dekada, aktualisht nuk ka ndonjë titull.

Madonna shquhet si mbretëresha e muzikës pop dhe prapa vetes bartë një numër të madh të hiteve. Disa prej këngëve të saja më të pëlqyera nga publiku mbarë botëror janë: “La Isla Bonita”, “Material Girl”, “Like a Prayer”, “Vogue”, “Music”, “Ray of Light”, “Frozen”, “Sorry” dhe të tjerë.