Showbiz

Byzylyku 340 mijë eurosh në dorën e Morena Tarakut merr vëmendjen e “DailyMailit”

Një byzylyk në vlerë prej rreth 340 mijë eurosh në dorën e modeles dhe këngëtares kosovare, Morena Taraku, ka marrë vëmendjen e tabloidit britanik, “DailyMail”.

Në një artikull për të rinjtë evropianë që bëjnë jetë luksoze dhe se pandemia s’u ka penguar në shijimin e jetës, Taraku i prin listës me një byzylyk me ar të bardhë e diamante nga kompania “Cartier”.

Pos fotografisë me byzylykun e famshëm, “DailyMail” ka përmendur edhe fotografitë e Tarakut në Dubai e Turqi.

Morena është vetëm një nga shumë fytyrat publike evropiane që ka pushtuar llogarinë e “Rich Kids of the Internet” në Instagram. Kjo llogari shfaq jetën e super të pasurve.

Pos Tarakut në artikullin e “DailyMailit” janë edhe ylli rus i tenisit Sofia Plotnikova, modelja ruse Daria Radionova, amerikani Max Logan, britaniket Daisey e Ellie O’Donnell, modelja zvicerane Nabella Benattia e të tjerë.

Taraku numëron 1.3 milionë ndjekës në Instagram. Bëri famë në vitin 2010 kur mori kurorën e “Miss Kosova”, ndërsa më pas depërtoi me muzikë e modelizëm.