Showbiz

Ronaldo konfirmon se është bërë baba për herë të dytë

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është lejuar që të rikthehet në shtëpi nga Kupa e Konfederatave pasi ka konfirmuar se është baba për herë të dytë, pasi një nënë surrogate ka lindur djem binjakë.

Ronaldo, i cili ka djalin shtatë vjeç – Cristiano Ronaldo Jnr – nga një nënë tjetër surrogate, konfirmoi lindjen e binjakëve pasi Portugalia u eliminua nga Kili.

“Isha me kombëtaren me shpirt dhe trup, edhe pse e dija se kanë lindur djemtë e mi”, ka thënë Ronaldo në një postim në Facebook.

“Fatkeqësisht, nuk patëm mundësi të arrijmë objektivin që donim, por jam i sigurt që do të vazhdojmë t’u japim kënaqësi portugezëve. Presidenti i Federatës dhe selektori i kombëtares u sollën mirë me mua dhe nuk do t’ua harroj”.