Showbiz

Adele do ta dyfishojë pasurinë e saj

Adele raportohet se e ka dyfishuar pasurinë e saj prej 130 milionë funtesh.

Këngëtarja britanike e hitit “Rolling In The Deep” raportohet se do t’u bashkohet listës së gjatë të yjeve të mëdhenj, siç janë Mariah Carey e Elvis Presley, me blerjen e një rezidence të madhe koncertale në Sin City.

Burimet e afërta me këngëtaren 33-vjeçare kanë bërë të ditur se ajo është përpjekur të rekrutojë anëtarët e grupit të cilët janë të gatshëm të bëjnë angazhimin afatgjatë. Nëse e arrin këtë, Adele do të zhvendoset për të jetuar në Los Anxhelos.

"Adele kohët e fundit ka folur me muzikantë me të cilët ka punuar më parë për të vlerësuar disponueshmërinë e tyre, për të parë nëse ata mund të jenë në Vegas për koncertet”, ka thënë një burim.

Burimi ka shtuar se kjo do të bënte që Adele të ketë fitime të mëdha pasi asaj i pëlqen shumë që të performoj live.

Adele nuk ka zhvilluar turne që nga viti 2017, kur turneu i saj 120 ditor kishte gjeneruar të ardhura në vlerë prej 127 milionë funtesh.