Showbiz

Kanye Westi ende beson në dashurinë e Kim Kardashianit

Kanye West ka rikthyer sërish çështjet e tij personale në projektet muzikore.

Reperi i famshëm amerikan, beson se ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, është ende e dashuruar me të.

Të enjten e kaluar, artisti 44-vjeçar ka mbajtur ndejën e dytë të lansimit të albumit të tij më të ri “Donda”, në stadiumin “Mercedez-Benz” në Atlanta.

Përmes njërës prej këngëve të albumit të ri, të titulluar “Lord I Need You”, Kanye i referohet divorcit me Kim dhe ndikimin që ka pasur kjo çështje te ai.

“Koha dhe hapësira janë luks por ti ke ardhur këtu për të më treguar se ende je e dashuruar në mua”, janë vargjet e kësaj kënge të cilat West i ka kënduar para fansave të tij të enjten.

Mediat kanë shkruar se këto vargje i janë kënduar Kimit për shkak se ajo kishte shkuar për të ndjekur ish-bashkëshortin, gjatë lansimit të parë të albumit, bashkë me fëmijët e tyre: North, Chicago, Saint dhe Psalm.