Showbiz

Marka të mëdha prishin kontratat me këngëtarin e famshëm kinez

Një këngëtar i njohur kineze-kanadez, Kris Wu, ka humbur marrëveshje me të paktën 10 marka duke përfshirë Porsche dhe Bulgarin pasi një adoleshente e akuzoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të kur ishte e dehur.

Ish-anëtari i grupit korean “EXO” e mohoi akuzën, e cila shkaktoi një breshëri komentesh mbështetëse për gruan nëpër rrjetet sociale dhe kritika ndaj Wu.

Wu ka thënë në llogarinë e tij se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

"Nëse do të kishte diçka të tillë, ju lutem të gjithë të relaksoheni, unë do ta fusja veten në burg", ka shkruar ai.

Reagimi pas akuzës u shfaq në faqen e internetit “NetEase” që pasqyron gatishmërinë në rritje të grave kineze për të folur në lidhje me abuzimet në një shoqëri të mbizotëruar nga meshkujt, shkruan AP.

Markat i ndërprenë lidhjet me Wu të nesërmen. Aty bëjnë pjesë edhe markat si Tuborg Beer dhe Master Kong Ice Tea. Lancome tha se kontratën me Wu e përfundoi muajin e kaluar, kurse Louis Vuitton ka thënë se e ka suspenduar kontratën me të.

Gruaja i ka thënë “NetEase” se kur ishte 17-vjeç, Wu e kishte shtyrë të pinte shumë alkool në një festë dhe më pas ishte zgjuar në shtratin e tij.