Showbiz

Shailene Woodley nuk po ngutet për t’u martuar

Aktorja e njohur hollywoodiane, Shailene Woodley, ende nuk ka filluar me planifikimin e dasmës.

Ylli i serialit “Big Little Lies” dhe ylli i NFL-it, Aaron Rodgers, në muajin shkurt të këtij viti e konfirmuan lajmin së janë fejuar në fshehtësi të plotë, por aktorja 29-vjeçare thotë se nuk po nguten për t’u martuar, prandaj edhe nuk e kanë caktuar një datë për dasmën e tyre.

Për “Entertainment Tonight”, Woodley deklaroi: “Ende nuk i kemi filluar planet e dasmës. Nuk po ngutemi për t’u kurorëzuar”.

Ylli i filmit “Divergent” së fundmi e shpjegoi se ajo dhe Aaron, fillimisht e kishin mbajtur lidhjen e tyre romantike larg vëmendjes së publikut, por kishin zgjedhur ta konfirmojnë fejesën për shkak se nuk kanë dashur që lajmi të publikohej nga dikush tjetër.

“Kur e publikuam lajmin se jemi fejuar, e bëmë këtë ngase nuk dëshironim që dikush tjetër ta zbulonte atë para neve. E mbajtën të fshehtë fejesën për muaj të tërë, por reagimet e publikut dhe mediave ishin aq të mëdha dhe të shumta, sa vendosëm që me mirësjellje të mos pranonim të flisnim për lidhjen tonë për ca kohë, dhe ta shfrytëzonim privatësinë dhe kohët intime me njëri-tjetrin në maksimum”, ka deklaruar Woodley.

Thashethemet rreth fejesës së aktores së famshme hollywoodiane me sportistin e njohur amerikan, filluan të përhapen në muajin shkurt kur Rodgers e falënderoi të fejuarën e tij, emrin e së cilës nuk e zbuloi publikisht, teksa e pranoi shpërblimin “Lojtari më i vlefshëm i futbollit amerikan”, në një ceremoni online.

“Është nderë i veçantë për mua ta fitoj këtë çmim për herë të tretë. Viti 2020 ishte definitivisht i çmendur për të gjithë, por gjithashtu ishte i mbushur me ndryshime dhe momente të paharruara. Gjatë këtij viti unë u fejova, prandaj për fund dua ta falënderoj gjithë ekipin tim, trajnerin, gjithë stafin dhe të fejuarën time”, kishte deklaruar Rodgers.

Shailene ndër të tjera ka treguar se lidhjen romantike me Aaronin e kishte filluar në kohë pandemie, pasi çifti ishte njoftuar përmes disa miqve të përbashkët të cilët janë pjesë e industrisë së muzikës. Aktorja bëri të ditur se ata kishin filluar të bashkëjetojnë disa muaj pas takimit të parë, duke e ndarë kohën ndërmjet shtëpisë së saj në Los Angeles, dhe shtëpisë së Rodgersit në Green Bay të Wisconsin.

Woodley rikthehet shumë shpejt në ekran të madh me një rol në filmin e ri romantik të Netflixit, “Last Letter From Your Lover”.