Showbiz

Yllka Brada vesh Lorendanën për videoprojektin e ri

Disenjatorja e njohur Yllka Brada, së fundmi ka veshur Loredanën dhe Mozzikun në video-projektin e fundit të dyshes. “Bashkëpunimi ka qenë i rastësishëm”, ka thënë Brada në një intervistë për emisionin “Express Summer” në KTV. Sipas Bradës e gjitha ka ardhur si rezultat i punës së disenjatores me produksionin i cili prej kohësh realizon videoklipet e shumë prej artistëve që veprojnë në Gjermani dhe vendet gjermanishtfolëse.

Ndryshe, Yllka Brada është një nga disenjatoret më të suksesshme dhe njihet për kurimin e imazhit të shumë yjeve të kinematografisë përfshirë shumicën e disa prej kineastëve kosovarë në paraqitjet e tyre në ngjarje të rëndësishme të filmit.

Së fundmi ajo ka veshur regjisorin Samir Karahoda në paraqitjen e tij në Festivalin e Filmit në Cannes ku me “Pa Vend” garoi për “Palmën e Artë”.