Showbiz

Muzikanti Mark Hoppus po e lufton një formë agresive të kancerit

Descriptive Text

Basisti dhe vokalisti i grupit “Blink-182”, Mark Hoppus, muajin e kaluar e bëri të ditur lajmin se i është nënshtruar kimioterapisë për kancer, dhe tani muzikanti i njohur ka ndarë detaje shtesë rreth sëmundjes agresive me të cilën po përballet, përfshirë këtu faktin se është diagnostikuar me shkallën e katërt të Limfomës.

“Kam limfomë të përhapur të qelizave të gjakut, dhe jam klasifikuar me shkallën e katërt të këtij lloji të kancerit, çka do të thotë, me aq sa kam kuptuar, sëmundja është përhapur në katër pjesë të trupit tim. Me pak fjalë, kjo është shkalla më e lartë e kancerit. Kanceri im nuk lidhet me eshtrat por me gjakun. Pra gjaku im po mundohet të më vrasë”, deklaroi muzikanti.

Rokeri i njohur amerikan është duke iu nënshtruar trajtimit intensive të kimioterapisë, dhe efektet anësore po e mundojnë jashtëzakonisht shumë.

“Në seancën e parë të kimioterapisë i ndjeva sikur isha një zombie i cili bie mbi një gardh elektrik. Seanca e dytë më bëri të ndihem shumë i lodhur dhe i dobët, dhe sikur po e kaloja gripin më të keq të mundshëm. Kurse, në seancës e tretë fillova të kem simptoma të dhe po tronditej vjelljes dhe gjithçka tjetër që vjen me këtë sëmundje”, ka shtuar Hoppus.

Edhe nëna e Markut e kishte luftuar këtë lloj të njëjtë të kancerit, prandaj ajo ka qenë një burim e shkëlqyer i ndihmës dhe përkrahjes për të. Rokeri 49-vjeçar ka bërë të ditur se ajo e ka mundur këtë sëmundje agresive, dhe përveç se kjo gjë I jep shpresë për t’u shëruar, po ashtu u ka mundësuar atyre të kalojnë kohë kualitative së bashku dhe ta forcojnë edhe më shumë raportin mes tyre.

“Blink-182” u themelua në vitin 1992 dhe përbëhet nga tre anëtarët, Mark Hoppus, Travis Barker dhe Matt Skiba. Rok bendi njihet për hite të shumta muzikore, si “I Miss You”, “First Date”, “All The Small Things”, “Adams Song” dhe të tjerë.