Elvana Gjata ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohet një projekt i ri, pjesë e së cilës është edhe ajo.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes saj dhe këngëtares së famshme Inna e producentit Sickotoy.
Kënga do të quhet “Papa” dhe pritet të shndërrohet në një hit të verës.
?PAPA is gonna be OUT on 23.07. I’m so happy to release this collab with SICKOTOY & Elvana Gjata. pic.twitter.com/wwwQIhstyG
— INNA (@inna_ro) July 15, 2021
Ndërkohë, këngëtarja Inna javë më parë kishte lavdëruar këngën e Elvanës “Loti”, duke e shpërndarë atë në rrjetet sociale dhe duke e quajtur atë “Flori”.
Inna është këngëtare rumune e njohur për hitet e saj si “Amazing”, “Ruleta” dhe “In Your Eyes”.
-
15 korrik 2021 16:29
-
Shpërndaje në: