Showbiz

Zayn Malik vazhdon të anulojë koncertet

Vitin e kaluar ai nuk u bë pjesë e Capital FM’s Summertime Ball, dhe më pas deklaroi se mungesa ishte për shkak të ankthit.

Dhe duket se edhe pas një viti, Zayn Malik ende ka vështirësi të përballet me frikën e tij dhe të performojë këngët për audiencën publike.

Ish ylli i One Direction, 23 vjeç, ka anuluar disa koncerte në Japoni, pasi i riprogramoi më herët, transmeton tch. Sipas The Sun u dhanë një sërë shfajësimesh, si “një ndryshim në programin e regjistrimeve” apo dhe se Zayn ka qenë shumë i zënë “me planifikimin e turit të tij botëror”.

Por njerëz pranë tij thonë se këto janë thjesht shfajësime. “Nëse ai nuk performon kurrë, ka rrezik që karriera e tij solo të përfundojë”, ka thënë një burim për The Sun.

Zayn bëri menjëherë debutimin e tij solo, pas largimit nga grupi më 2015.