Showbiz

Cyrus: COVID-19 më bëri ta vlerësojë më shumë familjen

Miley Cyrus ka kaluar shumë kohë gjatë pandemisë me familjen e saj, në shtëpinë e tyre në Tennessee.

Këngëtarja amerikane ka thënë se është mirënjohëse që ka kaluar shumë ditë dhe ka ngrënë shumë ushqime me prindërit e saj, Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus. Ajo ka thënë se kjo i ka ndihmuar asaj që të largohej për një kohë nga bota e çmendur, që është biznesi i muzikës.

“Kam nisur të kënaqem me gjërat më të vogla. Kisha harruar se çfarë kënaqësie ishte të haja darkë me familjen, ku babai bën lutjet dhe ne mbajmë duart e njëri-tjetrit. Kjo është diçka për të cilën më parë unë do të thosha: A nuk mund të ulemi dhe të hamë? Mirëpo nuk e kisha përjetuar këtë me vite të tëra dhe më kishte munguar shumë”, ka thënë Cyrus në një intervistë për versionin amerikan të revistës “OK!”.

Miley e cila ka katër motra dhe vëllezër, ka thënë se gjatë vitit 2020 megjithatë i ka munguar një gjë, dhe ajo është raportet interaktive me njerëzit.