Showbiz

DMX-it i kishte vdekur truri si pasojë e kokainës

Descriptive Text

Ikona e hip-hopit, DMX, ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër të shkaktuar nga kokaina, gjë që ka ndikuar në ndërprerjen e qarkullimit të gjakut për në tru, është konstatimi zyrtar në lidhje me shkakun e vdekjes së këngëtarit amerikan.

“Ishte një sulm në zemër për një periudhë kohore, prandaj nuk kishte qarkullim të gjakut për në tru”, i ka thënë Vulture, një burim nga zyra e ekzaminimit mjekësor në qarkun Westchester.

Burimi po ashtu ka bërë të ditur se vdekja e DMX-it në moshën 50-vjeçare ka ndodhur pasi atij i kishte vdekur truri.

Shumë pak kohë pas hospitalizimit të legjendës së hitit “Ruff Ryders”, më 2 prill të këtij viti, familja e tij kishte bërë të ditur lajmin se ai ndodhej në gjendje të rëndë si pasojë e mbidozës.

Reperi ka vdekur më 9 prill, saktësisht vetëm një javë pasi ishte hospitalizuar.