Showbiz

Angelina Jolie dhe The Weeknd shihen së bashku në një restorant

Aktorja e famshme Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd janë parë bashkë në një restorant italian në Kalifornia.

Sipas gazetës US Sun ata kanë “shpenzuar orë” të tëra aty para se të largoheshin ndarazi për t’i ikur dyshimeve që mund të ngritën për lidhjen e tyre pas atij takimi.

Ylli i filmit “Maleficent” dhe dhjetëra filmave të njohur botërisht kishte veshur një fustan të zi me këpucë ngjyrë të lehtë dhe maskë të zezë në fytyrë.

Ndërsa këngëtari 31-vjeçar kishte një bluzë të zezë dhe pantallona.

46-vjeçarja Jolie pati thënë duke qeshur se është beqare “prej një kohe të shkurtë” sepse është shumë përzgjedhëse për partnerin e saj.